Politikë

Rama nis FUSHATËN në Kavajë dhe 'THUMBON' Berishën: Bufi nuk përgatitet për fitore!

Shkruar nga Liberale

Rama nis FUSHATËN në Kavajë dhe 'THUMBON'

Kryeministri Edi Rama thotë se kreu i PD, Sali Berisha është përgatitur për të qenë në opozitë pas 11 majit dhe kjo tregohet me listën e kandidatëve që ka kjo forcë politika ka.

Në Kavajë, në takimin me gratë, Rama u shpreh se demokratët duhet të vendosin, nëse e duan Shqipërinë në BE, apo të kthehen sërish në gropë.

“Oferta jonë në Kavajë është e veçantë dhe e rrallë. Çfarë ndodh me ofertën tjetër. Kavaja demokrate besoi te primaret, besoi te thirrja e bufit të kënetës, për të gjithë ata që kishin ambicie ta nxirrnin kokën mbi ujë. Kavaja nxori në primare, fituesin e qarkut të Tiranës.

Ku është ky? E hëngri bufi, siç hëngri ata që u dalluan në primare. Sikur tha, nxirrni kokën t’iu shof, që keni mbështetje, bufi nuk përgatitet për fitore, përgatitur për opozitë, për të shkatërruar Shqipërinë. E keni parë listën embyllur të Tiranës? Këto janë zgjedhje se ku do jetë Shqipëria në BE, apo do shkojë në gropë prapë”, theksoi ai.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH