Showbiz

Zbulohen moderatoret e emisionit "Goca & Gra", tre prej tyre ish-banore të Big Brother Vip Albania

Shkruar nga Liberale

Zbulohen moderatoret e emisionit "Goca & Gra", tre prej tyre

"Goca & Gra" do të rikthehet në ekranin e Top Channel këtë të shtunë, më 17 maj, me një ndryshim në panelin e 5 moderatoreve.

Në videon e postuar nga Top Channel, bëhet me dije se moderatoret e këtij sezoni do të jenë sërish Rudina Dembacaj dhe Egla Ceno, njësoj si vitin e kaluar.

Kurse, prurjet e reja do të jenë: Gerta Gixhari, Loredana Brati dhe modelja Niki Delijorgji.

"Goca dhe Gra, nga 17 Maji, çdo të shtunë ora 21:00 vetëm në Top Channel," thuhet në mbishkrimin zyrtar.

Në promo dëgjojmë Gocat të thonë nga një shprehje identifikuese sipas radhës: "Unë e ndërtoj gjithçka nga e para" (Rudina); "Jam e fortë" (Gerta); "Pa filtra, pa marrë lejen e askujt" (Niki); "Po, po, kështu fitohet" (Egla) dhe "Arrojeni, pa H, t'ju marr seriozisht," (Loredana, me humorin e saj të zakonshëm).

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH