Showbiz

Laert Vasili flet për eksperiencën në BBV4 dhe marrëdhënien me Valbonën: “Ka pasur pëlqim, por nuk eci”

Shkruar nga Liberale.al

Laert Vasili flet për eksperiencën në BBV4 dhe

Aktori Laert Vasili ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Elona Duron dhe Salsano Rrapin, ku ndau eksperiencën e tij si finalist i “Big Brother VIP 4”. Ai foli hapur për përjetimet, sfidat dhe ndryshimet që i ka sjellë ky spektakël në jetën personale dhe profesionale.

Laerti u shpreh se kjo përvojë i ka dhuruar shumë emocione, por edhe reflektime të thella. Pas daljes nga shtëpia, ai ka marrë shumë dashuri nga publiku dhe po eksploron projekte të reja në fushën e artit. Theksoi se qëndrimi i sinqertë gjatë gjithë kohës ka qenë një nga elementët kyç që i ka dhënë përkrahjen e publikut.

Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua edhe marrëdhënies së tij me Valbonën gjatë qëndrimit në BBV4. Ai e përshkroi lidhjen mes tyre si një marrëdhënie me shumë ulje-ngritje dhe përplasje karakteresh.
“Dashuri nuk mund të them. Ka pasur një pëlqim që mbaroi. Aty brenda, në rrethana të jashtëzakonshme, nuk besoj se lindin ndjenja të thella si jashtë,” u shpreh Laerti.

Sipas tij, afrimi fillestar u shoqërua më pas me keqkuptime dhe debate për shkak të diferencave në karakter dhe bindje.
“Ka pasur luhatje humori, kundërshtime ideologjike. Pëlqimi nuk eci për shkak të mospërputhjes së karaktereve,” shtoi ai.

Gjatë intervistës, Laerti bëri edhe një telefonatë live me nënën e tij, e cila dha opinionin e saj për Valbonën, duke shtuar një tjetër dimension emocional në bisedë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH