Mediet në Australi raportojnë se Belina Pupa dhe aktori i njohur i humorit Elvis Pupa, akuzohen për kultivim lëndësh narkotike.
Referuar mediave në Australi, bëhet me dije se çiftit i është zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë prej shumë vitesh.
“Një influencuese në rrjetet sociale dhe he terapiste e njohur në Adelaide është akuzuar për një perandori kanabisi, ndërsa partneri i saj, i bashkë-akuzuar, është larguar nga vendi”, kështu shkruajnë mediat australiane.
Belina Pupa përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa po ashtu i bashkë-akuzuar është edhe aktori.
Pupa është paraqitur në gjykatë dhe aktualisht është në liri me kusht, ndërsa Elvis Pupa thuhet se është larguar nga Australia dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet atje.
Ndërkohë një ditë më parë Elvis Pupa ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku në Instagram ka ripostuar një video ku shfaqet në shoqërinë e këngëtarit të njohur, Muharrem Ahmeti.
Ndërkohë një tjetër video e postuar në profilin e tij në Instagram një vit më parë, tregon Elvisin dhe Belinën në ambientet e kopshtit të shtëpisë së tyre në Australi, duke mbjellë pemë ose bimë të ndryshme.
E këtë postim ai e ka shoqëruar edhe me një përgjigje për pyetjet që i janë bërë ‘nga ke humb o Vis’, duke treguar se kjo mbjellje e këtyre bimëve është si një terapi për pastrimin e mendjes dhe shpirtit nga programet televizive.
Aktualisht nuk ka asnjë reagim nga vetë çifti, në lidhje me këto lajme që po qarkullojnë gjithandej.