Ilir Alimehmeti nisur nga ajo çfarë ka shprehur kreu i PD-së Sali Berisha që “nuk pranojmë mandatet e një krimi”, Alimehmeti u pyet nëse do digjen këto mandate apo është thjeshtë një retorikë që mund të shuhet sapo të nis Parlamenti i ri, theksoi:
“Unë jam aktivisht akoma në proces numërimi dinamik, unë nuk djeg etapa. Procesi zgjedhor është ende. Ka akoma diskutim mandatesh, sidomos në Tiranë. Jemi në mes të procesit të numërimit nga ku nuk janë numëruar as gjysma e kutive të qarkut të Tiranës.
Falenderoj vëzhguesit dhe komisionerët për lodhjen. Dhe ne kemi një interes që ky proces të përfundojë sa më shpejt pasi ky është edhe interesi i publikut.
"Kemi parë të ndodhin shumë gjëra në fushatë, edhe ditën e zgjedhjeve dhe kemi një fakt që e thotë raporti i OSBEODIHR për elementët negativ dhe pozitiv dhe jo ligjore në zgjedhje. Këtu perfshihet edhe falja e gjobave vetëm pak ditë para zgjedhjeve nga Edi Rama”, tha Alimehmeti, kandidat për deputet i Partisë Demokratike, teksa foli në Euronews Albania lidhur me mandatet dhe procesin zgjedhor të numërimit për kandidatët në qarkun Tiranë.