Politikë

"PD gati të paraqesë provat"/ Habit Berisha, i bën kërkesën e papritur presidentit amerikan Donald Trump

Shkruar nga Liberale

"PD gati të paraqesë provat"/ Habit Berisha, i bën

Kreu i PD Sali Berisha i ka bërë një kërkesë të papritur ditën e sotme presidentit amerikan, Donald Trump.

Berisha i ka bërë thirrje qeverisë amerikane që të shpallë organizatë terroriste kartelet e drogës në Shqipëri, referuar operacionit ”Ura”, ku u godit një organizatë kriminale që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë.

Sipas Berishës, PD është gati të paraqesë çdo provë që vërteton implikimin e Ramës, Taulant Ballës, Ervin Hoxhës e shumë të tjerëve në këto kartele.

“Në qeverinë e SHBA ka një ndryshim cilësor e të rëndësishëm. Prokuroria e Përgjithshme flet për kartele droge, Trump i ka shpallur disa kartele terroriste. I bëj thirrje Trump dhe qeverisë amerikane të shpallë terroriste kartelet këtu që lëvizin miliarda euro para droge dhe që i lajnë lirshëm pa asnjë lloj kufizimi me firmën e Ramës.

Deklarimi organizata terroristë i organizatave të mëdha mafioze shqiptare, kontribut i madh për sigurinë në Shqipëri, rajon në NATO dhe Europë. Garantoj se PD është gati të paraqesë çdo provë që vërteton implikimin e Ramës, Taulant Ballës, Ervin Hoxhës e shumë të tjerëve në këto kartele. Theksoj se dita e djeshme shënon një moment kthese të rëndësishme për shqiptarët dhe jo vetëm Qeveria është narkoshtet dhe i karteleve të drogës”, tha ai.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
SHQIPENGLISH