Politikë

Fitues i çmimit “Kadare 2019”/ LOER KUME shkrimtari që u bë deputet: Politika, një mënyrë komunikimi në grup

Shkruar nga Liberale

Fitues i çmimit “Kadare 2019”/ LOER KUME shkrimtari që

Para se të përfshihej në politikë historia e tij nuk është edhe aq e zakonshme. Loer Kume në vitin 2018 fitoi Lotarinë Amerikane dhe u vendos përballë zgjedhjes për t’u larguar nga Shqipëria e për të nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I vënë përballë dilemës, në një nga momentet më kyçe të jetës së tij, ai vendos të qëndrojë edhe që të ndërtojë biznesin e tij në fushën e stomatologjisë që prej kohësh ëndërronte. Ndërkohë, paralelisht u përkushtua edhe ndaj pasionit të tij, letërsisë.

Loer Kume u shpall fituesi i madh i çmimit “Kadare”, për vitin 2019. Me librin “Amygdala Mandala”, botim i UET PRESS, Loer Kume, vlerësohet si përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh, i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare dhe larg komercializmit e të zakonshmes në letërsi.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, krahas qindra kandidatëve, mes tyre ishin personalitete të artit dhe televizionit si Maestro Armaldo Kllogjeri, aktorja Julia Ilirjani apo shkrimtari Loer Kume. Vetëm ky i fundit ia doli të sigurojë një ulëse në Kuvendin e katër viteve të ardhshme, falë pozicionit komod në listat e mbyllura të PS në qarkun e Durrësit. Krahas penës, Kume është gati të veshë kostumin e ligjvënësit…

 “Shkrimi është një mënyrë të komunikuari dhe një mënyrë e të bërit të gjërave mirë, sipas mendjes tënde. Të bërit politikë është një mënyrë të komunikuar tashmë në grup. Kjo është forca e madhe e politikës.

Të përfaqësosh vullnetin e shumë njerëzve, të cilët më kanë besuar shumë edhe gjatë takimeve, kam parë ngrohtësinë dhe besimin që më kanë dhënë. Besimi është ‘i frikshëm’, të ngarkon me një përgjegjësi që ti tashmë nuk je vetëm, por je për njerëzit”, tha shkrimtari Loer Kume.

Të ardhmen në politikë, edhe Kume e sheh si sfidë dhe mision ndaj artit dhe kulturës. I ftuar në "Top Channel" ai tregon se Biblioteka e qytetit që e votëbesoi do të jetë ndër problematikat e para që do të adresojë…

Energjia ime që orientohet drejt kulturës sigurisht që do pasqyrohet në Kuvendin shqiptar. Biblioteka është një kauzë e madhe e çdo durrsaku, edhe e atyre që nuk lexojnë. E kërkojnë që Durrësi të ketë një bibliotekë të re. Do bëj çmos që është në vullnetin tim, por edhe në vullnetin e institucioneve që të ndryshojmë realitetin e Bibliotekës së Durrësit”, tha Kume.

Gara në listat e hapura ishte e ashpër, veçanërisht për PD. Ndjekësit e shumtë në teatër dhe ekran nuk iu konvertuan në mbështetës, teksa Kllogjeri grumbulloi 2288 vota në Elbasan, ndërsa Ilirjani mori vetëm 639 vota në kryeqytet.

 “Kur shkoja në disa fshatra që bënim takime me banorët më shikonin dhe thoshin ku e kam parë këtë fytyrë. Unë i thosha do më kesh parë në Big Brother, e sigurt. Në fakt, kanë qenë shumë pritje të mira, por të vjen keq për një gjë sepse ata njerëz të dëgjojmë, bashkohen me problematikën që kanë, por në fund fare e kanë të vështirë të bëjnë ndryshimin për veten e tyre”, tha tenori Armaldo Kllogjeri.

Të vetëdijshëm se nuk do t’ia dilnin të fitonin një mandat deputeti, artistët e cilësojnë këtë rrugëtim një mision që duhet vazhduar.,

Unë që kur e mora përsipër këtë iniciativë isha i bindur që nuk do fitoja. Nuk ka qenë ambicia ime për t’u marrë me politikë. Më tepër ka qenë një kontribut, ka qenë dhe si mision për padrejtësitë që na bëhen, për të cilat duhet të ngremë zërin”, tha Kllogjeri.

 “Nuk u futa me idenë e fitores. Doja të fitoni ata që kishin kontribute në PD. Artisti gjithnjë provon gjëra të reja dhe në skenë kemi gjithmonë një rol të ri. Është një eksperiencë më shumë, nesër mund të kem rolin e një njeriu që merret me politikë. Mendoj se ky është vetëm fillim, do ta vazhdoj rolin tim aktiv qoftë në politikë, qoftë në shoqërinë civile”,tha aktorja Julia Ilirjani.

 

 

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH