Politikë

Pas humbjes, Berisha porosi drejtuesve politikë: Zgjedhjet e 11 majit rrëzohen dhe nuk qëndrojnë! Protesta, sensibilizim për ndërkombëtarët

Shkruar nga Liberale

Pas humbjes, Berisha porosi drejtuesve politikë: Zgjedhjet e 11 majit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PD-së, se PS fitoi zgjedhjet e 11 Majit duke blerë votat, përmes bandave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas humbjes së 11 majit ka mbledhur drejtuesit politik, për t’i kërkuar atyre të mblidhen fakte për krimin elektoral në qarqet e tyre. Sali Berisha thotë se ka nisur beteja për votën e lirë dhe sipas tij ajo do të fitohet.

Duke mos pranuar zgjedhjet e 11 majit, Berisha tha se "de fakto këto zgjedhje rrëzohen, nuk qëndrojnë, por tani është radha jonë të dorëzojmë, të faktuar të gjithë batërdinë elektorale të regjimit në zgjedhjet e 11 majit."


Berisha tha se bandat vepruan në 10 qarqe dhe 20 bashki për të sjellë në parlament 30 kandidatë socialistë.

Më tej Berisha u ndal te kandidatja socialiste për qarkun e Elbasanit, Sara Mila, e cila ka marrë deri më tani ka marrë mbi 18 mijë vota.

Berisha ironizoi socialisten duke thëne se “ylli i kësaj fushatë Sara Mila e cila arriti në 30 mijë vota po tani po i ulin votat sepse bëhet barcaletë botërore se si e panjohura u bë më e votuara në zgjedhjet e narkoshtetit shqiptar.”.

Pjesë nga fjalimi Berishës

Cilat do qofshin përmasat e veprimtarisë kriminale të nëndheshme, këto publiket janë më të mëdhatë, më gjigantet, më të pashembulltat. Për të mos thënë pastaj rreth 500 milionë euro prokurime, PPP-ra, koncesione, gjatë fushatës elektorale. Që të gjitha për vota.

Për të mos thënë pastaj mbi 10 mijë punësime në qeverinë vendore, lokale dhe ndërmarrjet publike, që të gjitha punë për votë, punësim për votë. E vërteta është se në këto zgjedhje, bandat kriminale kanë vepruar më të strukturuara dhe më të kontrolluara se asnjëherë më parë.

Këto banda kanë vepruar në dhjetë qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki me detyrën për të mbështetur dhe sjellë në parlament 30 kandidatë të PS.

‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile, e cila arriti në 30 mijë, po tani po i ulin votat sepse bëhet barsoletë botërore se si e panjohura u bë më e votuara në zgjedhjet e narkoshtetit shqiptar.

Bandat, aty ku panë se puna e nëndheshme mund të mos realizonte objektivin, dolën haptas në shesh, në terren, në një seri bashkish, ndër të cilat në Vorë, në Peshkopi, në Mat dhe në Durrës, në Elbasan, në shumë rrethe të tjera.

Unë gjej rastin të shpreh një falenderim dhe mirënjohje ndaj të gjithë gazetarëve, të cilët me guxim, me trimëri kanë bërë publike të vërtetat, këtë aktivitet kriminal, i cili u ushtrua ditën e zgjedhjeve pa asnjë lloj kufizimi.

Pra, e vërteta është se zgjedhjet u rrëmbyen nga një narkodiktator që me një fuqi korruptive dhe që mendon se do mund të qëndrojë mbi mandatin e tij të krimit.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH