Politikë

Mori mbi 18 mijë vota në Elbasan, kush është Sara Mile për të cilën Berisha tha se u financua nga bandat

Shkruar nga Liberale

Mori mbi 18 mijë vota në Elbasan, kush është Sara Mile

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi sot në gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PD-së, se PS fitoi zgjedhjet e 11 Majit duke blerë votat, përmes bandave.

Berisha tha se bandat vepruan në 10 qarqe dhe 20 bashki për të sjellë në parlament 30 kandidatë socialistë.

Më tej Berisha u ndal te kandidatja socialiste për qarkun e Elbasanit, Sara Mila, e cila ka marrë deri më tani ka marrë mbi 18 mijë vota.

Mori mbi 18 mijë vota në Elbasan, kush është Sara Mile

Berisha ironizoi socialisten duke thëne se “ylli i kësaj fushatë Sara Mila e cila arriti në 30 mijë vota po tani po i ulin votat sepse bëhet barcaletë botërore se si e panjohura u bë më e votuara në zgjedhjet e narkoshtetit shqiptar.”.

Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile, e cila arriti në 30 mijë, po tani po i ulin votat sepse bëhet barsoletë botërore se si e panjohura u bë më e votuara në zgjedhjet e narkoshtetit shqiptar.

Mori mbi 18 mijë vota në Elbasan, kush është Sara Mile

Bandat, aty ku panë se puna e nëndheshme mund të mos realizonte objektivin, dolën haptas në shesh, në terren, në një seri bashkish, ndër të cilat në Vorë, në Peshkopi, në Mat dhe në Durrës, në Elbasan, në shumë rrethe të tjera.

Unë gjej rastin të shpreh një falenderim dhe mirënjohje ndaj të gjithë gazetarëve, të cilët me guxim, me trimëri kanë bërë publike të vërtetat, këtë aktivitet kriminal, i cili u ushtrua ditën e zgjedhjeve pa asnjë lloj kufizimi.

Pra, e vërteta është se zgjedhjet u rrëmbyen nga një narkodiktator që me një fuqi korruptive dhe që mendon se do mund të qëndrojë mbi mandatin e tij të krimit," tha Berisha.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH