Një mesazh kryeministri Edi Rama e kishte edhe për udhëheqësit e partive të vogla, të cilët i falënderoi për sakrificën që bënë në këtë fushatë, pasi siç tha ai “i mbijetuan presionit të forcave të mëdha”
Rama i kërkoi atyre që të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër dhe të falimentuar, por të rriten si alternativa.
“Megjithatë edhe pse rezultati nuk ka dalë akoma, unë dua ti përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitarë që bënë betejat e tyre jo të lehta dhe i mbijetuan presionit jo të vogël, të ajrit mes forcave të mëdha.
Uroj që të mos ecin më tej në gjurmët e opozitës së vjetër dhe të falimentuar totalisht, por të gjejnë mënyrat dhe durimin për tu rritur si alternative dhe jo si volume zanore ne mexhelisin tonë politik”, tha Rama.