Politikë

Lapaj reagon pas rezultatit: “Mandati më i votuar i historisë, sistemi zgjedhor është i padrejtë”

Shkruar nga Liberale.al

Lapaj reagon pas rezultatit: “Mandati më i votuar i historisë,

Koalicioni “Nisma–Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka siguruar deri tani 57.555 vota në rang kombëtar, përfshirë edhe ato nga 97.742 zarfe të numëruara nga Diaspora. Pavarësisht këtij numri të lartë votash, koalicioni ka marrë vetëm një mandat, për shkak të sistemit zgjedhor aktual.

Ky rezultat ka shkaktuar reagimin e fortë të Adriatik Lapajt, i cili përmes një postimi në Facebook është shprehur i revoltuar ndaj atyre që kritikojnë faktin që ai mori vetëm një mandat.

“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar”, shkruan Lapaj.

Ai shton më tej se ky mandat do të bëhet simbol i qëndresës: “Do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten.”

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH