Politikë

U zotua para 11 majit se "do t’i hante" të gjallë socialistët, Alizoti ndryshon mendim pas humbjes: Jam bërë vegjetarian!

Shkruar nga Liberale

U zotua para 11 majit se "do t’i hante" të gjallë

Kryetari politik i PD-së për qarkun e Elbasanit në këto zgjedhje, Tomor Alizoti, u pa i tensionuar në hyrje të selisë së PD-së para nisjes së mbledhjes së thirrur nga Berisha, ndërsa rezultati ishte një humbje e thellë.

Ai pretendoi se ishte një vjedhje totale nga qeveria dhe se tani ishte bërë vegjetarian e nuk hante më njerëz të gjallë, duke iu referuar deklaratës që bëri në Elbasan gjatë fushatës.

“Jo humbje, vjedhje totale! Totale...! Jam bërë vegjetarian, kështu thuaji...! Më fal vetëm sallatë, sallatë me një çik Ramë!”, u shpreh ai duke u përpjekur të ironizonte ehde kryeministrin.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH