Evi Kokalari iu ka bërë thirrje demokratëve që të premten të shkojnë dhe të protestojnë para selisë së Partisë Demokratike. Mes të tjerave Evi Kokalari u thotë demokratëve që të kërkojnë “dorëheqjen me ceremoni të Sali Berishës. Hapja e garës për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.”
“Nëse, nuk protestoni për këto më lart, - thekson Evi Kokalari, - “në 2030 PD-ja do të shpërbëhet komplet!”
Postimi i Kokalarit:
Të nderuar demokratë:
Ju bej thirrje te mos dilni ne kete proteste te thirrur nga dikush qe pesoi disfaten me spektakolare te ketyre 34 viteve 'demokraci', dhe duke patur LaCiviten ne fushate – por në 16 maj, ora 17:00 protestoni tek selia e Partisë Demokratike për arsyet e renditura më poshtë:
Grabitje zgjedhjesh:
-Grabitjen qe ju eshte bere secilit nga ju, ne cdo gare te brendshme te PDse
-Grabitjen e gares per Kryesine e PD-se
-Grabitjen e Keshillit Kombetar 2022
-Grabitjen e fitores se zgjedhjeve te Majit 2023
-Grabitjen e primareve keto tre vitet e fundit
-Grabitjen e gares se FRPD-se
-Grabitjen e vendeve te Keshillit Bashkiak
-Grabitjen e vendeve ne listat e mbyllura
-Grabitjen e kandidaturave ku vendosen sic i do qejfi Berishes dhe jo ne baze te meritokracise
-Grabitjen e mundit dhe energjise qe keni shpenzuar qe nga 2013, dhe ju kane cuar nga humbja ne humbje me pazaret e tyre.
-Grabitjen e fitores se te djathtes qe Berisha e ka marre peng qe ne 1991
Kërkoni:
-Doreheqjen e pjesetareve te LSIse nga listat e mbyllura
- Doreheqjen e Gaz Bardhit dhe Gjekmarkajt te cilet ju helmuan ne 8 Janar
- Doreheqjen e Jozefina Topallit qe jo vetem e la PD-ne dhe hapi partine e vet ne 2021 kur shanset per fitore ishin 35% me te larte, por nuk morri pjese ne asnje foltore apo beteje te bere nga PDja e rithemelimit
-Doreheqjen e Fatmir Mediut
Protestoni dhe insistoni:
-Doreheqjen e menjehershme te te gjithe kryesise se PDse
-Perjashtimin nga partia e Flamur Nokes
-Perjashtimin nga partia e Albana Vokshit
-Perjashtimin nga partia e Edi Palokes
-Perjashtimin nga partia e Enno Bozdos
-Perjashtimin nga partia e Belind Kellicit
- Perjashtimin nga partia e Besart Xhaferrit
- Doreheqjen me ceremoni te Sali Berishës.
- Hapja e gares per kryetarin e ri te Partisë Demokratike.
Nese, nuk protestoni per keto me lart, ne 2030 PD-ja do shperbehet komplet!!