Politikë

Rama me gratë e Lezhës: Pa mua, Shqipëria nuk shkon në BE!

Shkruar nga Liberale

Rama me gratë e Lezhës: Pa mua, Shqipëria nuk shkon në BE!

Në takimin e tij me gratë e Lezhës, kryeministri Edi Rama, foli sot për arsyet se pse shqiptarët duhet të votojnë për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Rama tha se vetëm me PS dhe me atë si kryeministër, Shqipëria mund të bëhet vend anëtar i BE-së. Ai ironizoi sërish Berishën duke e quajtin "bufin e Partisë së Punës."

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Nëse nuk është PS dhe unë nëse nuk jam unë në këtë detyrë deri kur të mbyllim këtë proces Shqipëria nuk shkon në BE me askënd tjetër për një kohë që mund të jetë shumë më e gjatë se ça mund të mendojmë ne sot”, tha kryeministri.

Populli duhet të marrë një vendim për të mbyllur negociatat. Këntea dhe moçalet janë një mundësi zgjedhje ne 11 maj, këtë duhet të ndajnë njerëzit.

Disa do ju thonë ça lidhje ka kjo, Shqipëria do shkojë në BE si me Ramën dhe pa Ramën. Nëse nuk është PS dhe unë nëse nuk jam unë në këtë detyrë deri kur të mbyllim këtë proces Shqipëria nuk shkon në BE me askënd tjetër për një kohë që mund të jetë shumë më e gjatë se ça mund të mendojmë ne sot.
Unë e di mirë historinë dhe unë përpiqem të mësoj gjithmonë nga historia.

"Bufi i kënetës, buf i Partisë së Punës, vite e vite të tëra. Ata e kanë kollaj që ta shohin në rregull për gjyshin. Po nuk e di  që gjyshi i shkretë atje rrotullohet në varr kur shikon nipin që shkon voton për bufin e kënetës."

"Ajo që duhet nga ju, na duhet që të flisni dhe mos i ndaheni gjithë rrethit familjar, kunatave sidomos se ato janë të rrezikshme. Mos iu ndani rrethit familjar, mos iu ndani shoqeve qe keni në punë dhe duhet të organizoni komplotin më të madh që i është burrave ndonjëherë. Se burrat socialiste e dinë vetë, puna është tju marrin kalanë nga brenda atyre të tjerëve. Kalaja nga brenda merret vetëm me gratë."

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH