Pas përfundimit të procesit të numërimit të votës për partinë, në qarkun e Fierit ka nisur numërimi për votën që qytetarët kanë dhënë për kandidatin e preferuar.
Partia Socialiste në qarkun e Fierit ka marrë 12 mandate, ku 5 janë në listën e mbyllur dhe gara mes tyre është për 7 vendet e tjera nga ky qark në Kuvend.
Zegjine Çaushi, e cila është edhe kandidatja më popullore dhe virale e PS në mbarë vendit, renditet e dyta në listë dhe do të jetë në Kuvend si deputete, duke parë trendin e votës.