Politikë

Belinda Balluku: Akuzave të Bardhit i përgjigjet vetëm Zegjine Çaushi

Shkruar nga Liberale.al
Belinda Balluku: Akuzave të Bardhit i përgjigjet vetëm Zegjine

Pas përfundimit të numërimit të votave në Fier, drejtuesja politike e PS për këtë qark, Belinda Balluku, zgjodhi të mos komentojë akuzat e mëparshme të bëra nga përfaqësuesi i PD-së, Gazment Bardhi.

Nga KZAZ 60, Balluku tha se përgjigjen më të mirë për Bardhin e jep vetë kandidatja e listës së hapur të PS-së, Zegjine Çaushi, e cila ka siguruar mjaftueshëm vota preferenciale për të hyrë në Kuvend.

“Përgjigje për zotërinë ka vetëm një person, mesazhe për të në këtë qark. Ajo quhet Zegjine Çaushi dhe është një vajzë që kandidon në listën tonë. Një vajzë nga Vloshi i Roskovecit. Një luftëtare do të thosha unë, pavarësisht se si është anatemuar jo vetëm nga politikanët por edhe nga mediat sociale. Por unë mendoj që nuk mund t’ia marr kënaqësinë Zegjinesë. E meriton ajo komunikimin dhe do t’ia lë asaj,” u shpreh Balluku.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH