Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste është në avantazh të madh në zgjedhjet e 11 majit. Deri tani, PS ka siguruar 82 mandate në Kuvend, me rezultate më të larta në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Ndërkohë, koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka arritur 52 mandate, pasi ka rimarrë një mandat nga partia e Agron Shehajt, “Mundësia”.
Në vend të tretë është PSD e Tom Doshit me 3 mandate, ndërsa koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” dhe Lëvizja Bashkë kanë nga 1 mandat secila.
Në total, PS kryeson me mbi 245 mijë vota më shumë se opozita, duke e forcuar pozicionin e saj për një mandat të katërt qeverisës.