Showbiz

Alba Pollozhani largohet nga “Ferma VIP”

Shkruar nga Liberale.al

Alba Pollozhani largohet nga “Ferma VIP”

Pas disa javësh në “Ferma VIP”, Alba Pollozhani ka vendosur të largohet nga loja. Gjatë mbrëmjes së fundit, ajo u ndje shumë e prekur pas një surprize nga prindërit, të cilët i kishin shkruar një letër emocionuese me fjalë mbështetëse.

Kjo letër erdhi pasi prindërit e saj nuk kishin pranuar ta takonin më parë në fermë, çka e kishte prekur shumë Albën. Përveç kësaj, marrëdhënia e saj me Limin kishte pësuar ndryshime, sidomos pas afrimit të tij me konkurrenten tjetër, Nenna.

E prekur nga situatat emocionale dhe tensionet në fermë, Alba kërkoi të largohej. Moderatorja Luana Vjollca shpjegoi se sipas kontratës, ajo duhet të qëndrojë edhe 24 orë para se të largohet përfundimisht.

Pas kësaj periudhe, Alba vendosi të lërë garën dhe u largua përfundimisht nga “Ferma VIP”. 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH