Më 12 maj ka nisur zyrtarisht gjyqi i reperit të njohur Sean Diddy Combs. Ai akuzohet për vepra shumë të rënda, si shfrytëzim seksual, trafikim njerëzish dhe shantazh. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
Ditën e djeshme, Diddy u paraqit në gjykatë dhe u shoqërua nga gjashtë prej shtatë fëmijëve të tij, nëna e tij Janice Combs, dhe Dana Tran, nëna e fëmijës më të vogël të Diddy-t. Asnjëri prej tyre nuk foli për mediat.
Ndërkohë, në sallën e gjyqit po përfundohet përzgjedhja e jurisë dhe kanë nisur deklaratat e para nga të dyja palët. Prokurorët do të paraqesin prova për sjellje abuzive dhe trafikim, ndërsa avokatët e Diddy-t janë duke përgatitur mbrojtjen.
Deri tani, ndaj Diddy-t janë bërë shumë padi për përdhunim dhe abuzim seksual. Gjykimi pritet të zgjasë disa javë.