Izraeli ka pranuar një plan të ri për armëpushim në Gaza, të propozuar nga i dërguari amerikan Steve Witkoff. Sipas mediave izraelite dhe agjencisë Reuters, kryeministri Benjamin Netanyahu u ka thënë familjeve të pengjeve se ka rënë dakord me këtë plan.
Nga ana tjetër, edhe Hamasi ka konfirmuar se ka marrë propozimin, por ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare. Burime nga brenda grupit militant kanë thënë për mediat se janë të “zhgënjyer” me përmbajtjen e planit, duke e cilësuar atë si më të “anshëm” në favor të Izraelit, krahasuar me propozimet e mëparshme.
Sipas raportimeve të medias izraelite Walla, në Izrael ekziston bindja se Hamasi ka të ngjarë të refuzojë planin e fundit për armëpushim.