Politikë

MESAZHI i Zelensky: Urime Edi Ramës dhe PS-së për fitoren bindëse në zgjedhje

Shkruar nga Liberale

MESAZHI i Zelensky: Urime Edi Ramës dhe PS-së për fitoren

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrin Rama për fitoren e mandatit të katërt.

Me anë të një postimi në X, Zelensky i uron suksese në shërbimin ndaj popullit, ndërsa thotë se pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Po ashtu, Zelensky thotë se vlerëson qëndrimin e Ramës për nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën.

“Urime Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar.

Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet përmes një armëpushimi të plotë dhe pa kushte.

Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona”.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH