Politikë

"Një mik i vjetër"/ Erion Veliaj shpreh ngushëllimet nga BURGU për ndarjen nga jeta të Artan Lame: Jam i pikëlluar nga ky lajm!

Shkruar nga Liberale

"Një mik i vjetër"/ Erion Veliaj shpreh ngushëllimet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia e paraburgimit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës Artan Lame.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj ka ngushëlluar bashkëshorten e Lames dhe familjen e tij, ndërsa shprehet i pikëlluar për lajmin e hidhur.

“Ngushëllime bashkëshortes Mirela, fëmijëve Lisia dhe Arbis, familjes dhe miqve për këtë humbje të rëndë!”, shkruan Veliaj, ndërsa shton se “Artan Lame, do t’u mungojë shumë të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të”.

Reagimi i Erion Veliajt

I pikëlluar nga lajmi i ndarjes nga jeta i Artan Lames, një mik i vyer që do t’u mungojë shumë të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

Tani ishte një qytetar i angazhuar, një profesionist i jashtëzakonshëm, dhe mbi të gjitha, një njeri me shpirt të madh. Ai i dha shumë Tiranës dhe Shqipërisë – si publicist, koleksionist, nënkryetar i Bashkisë, si mendje e lirë dhe kritike, gjithmonë në shërbim të qytetit dhe të së mirës së përbashkët.

Ngushëllime bashkëshortes Mirela, fëmijëve Lisia dhe Arbis, familjes dhe miqve për këtë humbje të rëndë!

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH