Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish drejtorit të Kadastrës, Artan Lame.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i shpreh ngushëllimet familjarëve, teksa shton se humbja e parakohshme e Lames, ishte një lajm i befasishëm.
“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shkruan Rama.