Politikë

Kuvendi rikthehet me seanca plenare më 29 maj! Kryetarja Spiropali firmos vendimin

Shkruar nga Liberale

Kuvendi rikthehet me seanca plenare më 29 maj! Kryetarja Spiropali firmos

Pas një ndërprerjeje dy mujore, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00. Vendimi është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik. Kushtetuta parashikon që 60 ditë para përfundimit të mandatit nuk mund të shqyrtohen projektligje të reja.

Ndërkohë, mandati aktual i deputetëve zgjat deri më 8 shtator, kur edhe pritet të mblidhet për herë të parë legjislatura e re, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kuvendi rikthehet me seanca plenare më 29 maj! Kryetarja Spiropali firmos

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH