Politikë

Kandidatët e opozitës për Tiranën! Ja kush janë dy EMRAT më të votuar të PD-së

Shkruar nga Liberale

Kandidatët e opozitës për Tiranën! Ja kush janë dy

Gjatë orëve të fundit të numërimit të votave, Partia Demokratike ia rimori një mandat Mundësisë. Më i votuar deri nga votat e PD-së mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë që Jorida Tabaku momentalisht ndodhet në një garë të ngushtë me Lorenca Hoxhën.

Jashtë deri më tani nga iopozita ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.

Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn, ndërsa del jashtë listës Erald Kapri, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.

Sipas projeksioneve të deritanishme jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.

PD 2 mandate nga lista e hapur

Ilir Alimehmeti           1191

Jorida Tabaku            1078

Mundësia 1 mandat nga lista e mbyllur

Agron Shehaj

PSD 1 mandat nga lista e mbyllur

Albana Pëllumbi

Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapur

Adriatik Lapaj

Lëvizja Bashkë 1 mandat nga lista e mbyllur

Redi Muçi

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH