Politikë

Rama, kritika rrjeteve sociale: Po shkatërrojmë demokracinë!

Shkruar nga Liberale

Rama, kritika rrjeteve sociale: Po shkatërrojmë demokracinë!

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, u ndal te dëmi i madh që mediat sociale po i shkaktojnë shoqërisë njerëzore dhe demorkacisë.

Sipas kryeministrit Rama liria e fjalës ka qenë po aq e lirë edhe kur kërkoheshin fakte dhe prova, ndërsa sot çdo kush mund të denigrohet publikisht. Rama shkoi më tej kur tha se vetë demokracia është e rrezikuar nga kjo "liri" të cilën e quajti "armë" në duar të rrezikshme për të ardhmen.

Ai theksoi se bota sot i ka dhënë në dorë rusëve, iranianëve dhe gjithë vendeve që janë kundër demokracisë një "armë të madhe" falas, rrjetet sociale, duke rrezikuar në këtë mënyrë të ardhmen e fëmijëve dhe të të njerëzimit.

“Nuk e kuptoj në të vërtetë sa u takon vendeve demokratike, flas për demokracitë e mëdha. Është kjo gjëja që e përsërisim, Rusia këtu, Rusia atje. Dëgjova po kështu edhe Presidentin e Forumit të Bledit që tha besoj te njerëzimi. Kur sheh se si po deportojnë kudo rusët përmes rrrjeteve që po ua japim falas duke shkatërruar çdo ditë fëmijët tanë, ndjenjën e komunitetit dhe demokracisë, flas për mediat sociale. Nuk e kuptoj më se çfarë duhet të ndodhë më që media sociale për mënyrën si po e trajtojmë është aseti më i madh që rusët dhe iraninët kanë. Do të ndalesha te realititeti i TikTok në Kinë, është një realitet i mrekullueshëm aty. Për ne varianti kinez i TikTok është ferri në tokë”, u shpreh Rama.

Rama tha se denigrimi publik pa fakte nuk është më liri fjale, madje as nuk duhet konsideruar si e tillë.

“Për aq kohë sa nuk kuptojmë që liria e shtrirjes apo e përhapjes nuk është e barazvlefshme me lirinë e fjalës do të sabotojmë të ardhmen në emër të diçkaje që nuk arrij ta kuptoj. Nuk besoj se prindërit tanë ishin budallenj të cilët u kërkonin fëmijëve të flisnin me edukatë, të mendoheshin para se të flisnin. Kam përshtypjen se shtypi nuk ishte më pak i lirë kur kishte kontroll faktesh, të dilje aty të fyeje e të abuzoje, vetëm sepse ke një mendim ndryshe nga ai ose ajo. Këtu mendoj se po na rrëshet çështja se rusët apo ata që nuk ju pëlqen liria jonë e jetesës, ju është hapur dera plotësisht”, tha ndër të tjera Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH