Politikë

Rama i kthen batutën Bashës: Eh mo Lul, edhe në fletë të votimit, katra të ka rënë!

Shkruar nga Liberale

Rama i kthen batutën Bashës: Eh mo Lul, edhe në fletë

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë vijuar përplasjet në distancë mes tyre, duke lënë disi në hije debatet dhe përplasjet e tjera mes përfaqësuesve politikë. 

Basha: O Rame, pasagjer ngele mor burrë. Si nuk të pashë njëherë në timon, apo harrova, ku di me i dhënë unë

Rama: E vërtetë! S’kam timon unë. Ku kam timon unë, nuk e pata fatin tënd. Ti timon, makinë, xhiro, aritmetika po. Nuk diskutohet, gjumë top. Unë shish e shkruaj. Po shyqyr më prezantove Unikatilin.

Basha: Ku i ke shokët mo Ram, ku i ke ata që vije në timon, ata që firmosnin për ty

Rama: Këtu tani ia fute kot. Ia fute çik kot, po s’ka gjë se ta do puna. Po Hysenin e ke digju. Tekst i rëndë, po ka një pazazh të bukur

Basha: Si i bie kësaj pune, ose ti je më buf se bufi, të vjedhin shokët pas shpine, ose ti je nona e kësaj pune. Je kreu i bandës.

Rama: Akoma nuk t’u bën bajat kjo gjuha e bufit mo vlla, vjedhje, vjedhje, droga, droga. S’e më roje e Shqup-it, vetëm çelësi I makinës të ka ngel. Na jep vizionin euroatlantik. Ku ndryshon Koalicioni Euroatlantik nga Alenca e Kënetës Madhështore. Eh mo Lul, edhe në fletë të votimit, katra të ka rënë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH