Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 9 korrik.
Raportohet takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet të mbahet në qytetin e Durrësit.
Referuar burimeve, gazetarja shton se fokusi i kësaj mbledhjes do jetë te turizmi, por dhe aksionet e fundit për lirimin e hapësirave publike, të cilat janë zaptuar në mënyrë të paligjshëm nga subjekte tregtare.
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve të largojnë barrierat vetë, pasi në të kundërt do përballen me pasoja ligjore.