Politikë

Partia e Lirisë denoncon TEC-et lundruese në Vlorë: 94 mijë euro në ditë për një mashtrim energjetik

Shkruar nga Liberale.al

Partia e Lirisë denoncon TEC-et lundruese në Vlorë: 94 mijë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dalë me një deklaratë të fortë kundër qeverisë, duke denoncuar kontratat e dy TEC-eve lundruese në qytetin e Vlorës. Sipas Blushit, këto dy “rangalla energjetike” të sjella nga Bangladeshi janë kthyer në simbol të vjedhjes së organizuar të buxhetit të shtetit, në emër të një “emergjence energjetike” që sipas tij, nuk ndodhi asnjëherë.

“Me këto dy varka gjigante korrupsioni, Rama-Balluku po vjedhin rreth 94,000 euro çdo ditë, ndërkohë që në tre vite kanë prodhuar vetëm 63,700 MWh, aq sa konsumohet në Shqipëri për tre ditë”, tha Blushi.
Sipas përllogaritjeve të Partisë së Lirisë, dëmi financiar i shkaktuar nga këto TEC-e shkon deri në 250 milion euro, ndërkohë që çdo muaj nga buxheti i shtetit derdhen rreth 3 milion euro për një shërbim që sipas opozitës nuk ofrohet realisht.

Blushi akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministren e infrastrukturës Belinda Balluku për këtë që ai e quajti “aferë tipike korruptive”, ndërsa u shpreh se SPAK dhe Altin Dumani po heshtin, duke u bërë sipas tij “garanci për pandëshkueshmërinë e qeverisë”.

“94,500 euro në ditë për TEC-et që nuk prodhojnë dhe 90,000 euro në ditë për inceneratorët që nuk ekzistojnë janë një barrë e rëndë për qytetarët shqiptarë që mezi përballojnë kostot e jetesës. Por për drejtësinë, kjo duket se nuk përbën shqetësim”, theksoi ai.
Partia e Lirisë deklaroi se mbështet protestën qytetare të zhvilluar dje në Vlorë, dhe kërkoi anulimin e kontratës për TEC-et lundruese, kthimin e çdo qindarke të vjedhur dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve, përfshirë Ramën dhe Ballukun.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH