Ksamili mbetet një destinacion i preferuar për shqiptarët por edhe për turistët e huaj.
Kështu mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ksamili, ndërsa shprehet se tashmë pushuesit kanë hapësirën e tyre publike për të shijuar këtë bukuri që ofron Ksamili.
“MIRËMËNGJES dhe nga plazhi publik në Ksamil, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos.