Politikë

Pse e ndërpreu Rama fjalimin në Shkodër? Në mes të sallës...

Shkruar nga Liberale
Pse e ndërpreu Rama fjalimin në Shkodër? Në mes të

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me qytetarët në Shkodër, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Ky takim kishte në fokus paraqitjen e bilancit të investimeve 10-vjeçare të qeverisë në këtë qytet verior.

Ashtu si në shumë takime të tjera elektorale, edhe këtë herë nuk mungoi një moment i veçantë. Kryeministri u ndal për të përshëndetur aktoren e njohur shkodrane Zyliha Miloti, e cila ndodhej në sallë.

“Këtu kam një shënim që thot: ‘Ke Zyliha Milotin, mos harro ta shohësh’. Të përshëndes dhe të falenderoj shumë”, tha Rama, duke marrë duartrokitje nga të pranishmit.

Takimi në Shkodër është pjesë e turit elektoral që Rama dhe Partia Socialiste po zhvillojnë në mbarë vendin, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 11 maj.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH