Politikë

“Pranvera nuk ndalet”, Ilir Meta me mesazh të koduar një ditë para Konventës Kombëtare të PL

Shkruar nga Liberale

“Pranvera nuk ndalet”, Ilir Meta me mesazh të koduar një

Ditën e nesërme do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë.  Kreu i PL-së, Ilir Meta njofton përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, se Konventa do të mblidhet në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00.

“Pranvera nuk ndalet! Nesër në ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve mbledhim Konventën historike Kombëtare për 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus! “, shkruan Meta krahas nje pikture që ka publikuar në Facebook këtë mëngjes.

Pritet që nesër në Konventë të caktohet statuti i i ri i partisë. Gjithashtu do të zhvillohen zgjedhet për presdidentin e partisë. Në garën për President të Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk do të jetë i vetëm. Mësohet se Faik Basha do të jetë rivali i tij.

Bashkë me presidentin e PL, të shtunën do të zgjidhet edhe zv presidentja mes dy emrave: Erisa Xhixhos së propozuar nga Meta dhe Myrvete Asqerit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH