Politikë

"Po ç'punë ka gruaja se çfarë bën burri", Arian Çani i del në krah Olta Xhaçkës: Nuk fshehu pasurinë!

Shkruar nga Liberale
"Po ç'punë ka gruaja se çfarë bën

Gazetari Arian Çani ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e shumëdiskutuar, atë të mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Teksa ishte i ftuar në Euronews në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, ai u shpreh se ish-ministrja nuk është e prekur penalisht, por vetëm moralisht.

“Kjo histori ka dy anë të medaljes, politike dhe atë juridike. Sot më vjen keq ta thëm por, në një vend tjetër ku pushtetet janë të ndara, Olta Xhaçka do kishte dhënë dorëheqjrn vetë, pa ia kërkuar njëri. Juridikisht ajo nuk është e prekur, por moralisht po.

Ne nuk jemi në kushtet ku njerëzit që bëjnë politikë, të kenë shumë probleme se mos humbasin votat, pasi njerëzit dhe opinion publik nuk janë aq të ndjeshëm ndaj korrupsionit. Rama i pari dhe i gjithë ekipi i tij e kanë këptuar këtë gjë.

Nuk ia vlen të bëjmë sakrifica. Nëse i merr SPAK-u, lë t’i marrë, sa të kemi mundësi do t’i mbrojmë. Unë kështu e shoh rastin e Xhaçkës. Në një vend tjetër do kishte ikur direkt, sa të dilte lajmi për bashkëshortin, por çpunë ka gruaja që burri i vet ka bërë një investim. Olta Xhaçka sot nuk mund të dënohet penalisht. Në këtë rast nuk kemi fshehje të pasurisë."- u shpreh Çani.   

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH