Politikë

Përfaqësuesja e SHBA takim me ministrin Ervin Hoxha, një ditë pas arrestimit të Ilir Metës

Shkruar nga Liberale

Përfaqësuesja e SHBA takim me ministrin Ervin Hoxha, një

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme, ku do të zhvillojë një takim me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.

Mësohet se fokus i bisedës pritet të jetë arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, një ditë më parë në Tiranë.

Theksojmë se takimi me ministrin Hoxha vjen pas atij me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, pak ditë më parë.

Ndërkaq ditën e djeshme u arrestua kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, çka shkaktoi polemika të shumta dhe reagime të ndryshme mbi mënyrën e arrestimit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH