Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ditën e sotme nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Burime për mediet bëjnë me dije se ish-presidenti është arrestuar në makinë te Kthesa e Kamzës në Tiranë, teksa ishte nisur për në seli, ku ai kishte parashikuar të mbante edhe një konferencë për mediat.
Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir kllapi, Arben kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhër-arrest, por kujtojmë që Ilir Meta është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjes.
Kreu i PL-së është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA.