Politikë

“Pazari i hallexhinjve", Basha denoncon dakordësinë më të fundit mes PS-së dhe Rithemelimit

Shkruar nga Liberale

 

“Pazari i hallexhinjve", Basha denoncon dakordësinë më

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për një tjetër pazar me Rithemelimin e Sali Berishës.

Gjatë takimit me demokratët në Devoll, Basha thotë se të enjten e kaluar në Kuvend mos heqja e mandatit të Olta Xhaçkës u kompensua me kërkesën për rifutje e Berishës në grupin parlamentar të PD-së.

"Ku është Edi Rama në raport me vjedhjet? Thotë nuk di gjë se ç’hanë ata pas kurrizit tim, por ata që hanë pas kurrizit të tij i heq nga ministër dhe i mban këshilltar për t’iu dhënë mbrojtje politike.

Siç bëri me mandatin e ish ministres së jashtme, Olta Xhaçka ditën e enjte. Ky është një pazar i qartë. Të gjitha këto ndodhin në një pazar të hapur me hallexhinjtë që kemi pasur deri para disa kohësh brenda Partisë Demokratike.

Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Oltës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pse? Sepse kështu është një garanci që Edi Rama të vazhdojë i pashqetësuar të jetë në pushtet.

Sepse dihet që shumica dërrmuese e shqiptarëve duan të distancohen nga të korruptuarit dhe nga individët që tregohen qartësisht nga partnerët tanë strategjikë", tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH