Politikë

‘Patronazhistët’? Rama-gazetarëve: Janë aktivë gjithë kohën, edhe kur ju flini

Shkruar nga Liberale

‘Patronazhistët’? Rama-gazetarëve: Janë aktivë

Përfundon Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Vetë kryetari i PS-së, njëkohësisht kryeministri Edi Rama dhe drejtuesit e qarqeve ishin fizikisht në seli ndërsa anëtarët e saj indoqën punimet online. Në përfundim të saj kryeministri Edi Rama tha se në të gjitha qarqet do të ketë takime të veçanta ku ai vetë do të marrë pjesë.

I pyetur për ata që njihen si ‘patronazhistë’ brenda PS, Rama tha se sistemi i patronazhimit është aktiv gjatë gjithë kohës sidomosd tashmë që opozita është në gjendje ‘jo-aktive’.

“Sistemi i patronazhimit është aktiv edhe kur ju flini, jo më kur fle opozita që jemi aktivë edhe ne tjerët që nuk jemi patronazhistë”- tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH