Pandeli Majko ka rikthyer emocionet e zgjedhjeve të para parlamentare të vitit 1992. Deputeti socialist (në foto ulur, i dyti majtas), mbi 30 vite në politikë dhe deputet në çdo legjislaturë, edhe pse u la në listë të hapur për Tiranën, ka shprehur sigurinë për fitore në zgjedhjet e 11 majit.
“Me një foto të kandidatëve të PSSH në Tiranë, në zgjedhjet e 1992!…
Jam i fundit, nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste që dolën nga ato zgjedhje!
Partia Socialiste është nje mal që rri dhe shikon përkohshmërinë! MALIN nuk e bën balta!
Do t’ja dalim!" - ka shkruar Majko krahas fotos.