Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK.
Sipas burimeve për mediet ai është parë teksa futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në orën 13:00.
Mësohet se SPAK ka rihapur dosjen e pezulluar për personat e paidentifikuar në rastin “Xibraka” (laboratori i kokainës).
Opozita e ka përmendur shpesh emrin e vëllait të kryeministrit Rama për përfshirje në rastin e “Xibrakës”, ndërsa ky i fundit i ka mohuar akuzat ndaj tij.