Politikë

"O qen, mbaje mend se çfarë kam për të të punuar", Meta kërcënon në seancën e gjyqit Altin Dumanin: Të kam vath në vesh ore!

Shkruar nga Liberale

"O qen, mbaje mend se çfarë kam për të të

Seanca e sotme në GJKKO në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes kryetarit të Partisë së Lirisë dhe prokurorëve, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Burime nga Gjykata e Posaçme kanë zbardhur pjesë nga ky debat dhe akuzat e bëra nga kreu i PL-së.

Ish-presidenti Meta me tone të ashpra i është drejtuar me fjalë të renda ndaj kreut të SPAK, duke e cilësuar si “Dum duman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin e tij duke i thënë: “Këtu ta kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar”.

“Këtu do të vini edhe ju si unë. Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit, merrni urdhër nga Rama, është shkelje e ligjit“, mësohet se ka thënë Meta gjatë debatit në sallën e gjyqit.

Ndërsa pasi doli nga salla e seancës së masave të sigurisë, deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi u shpreh se, Meta thjeshtë "i përkëdheli prokurorët e SPAK".

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH