Janë numëruar në Gjirokastër 22 nga 198 qendra votimi. Rezultati i këtyre kutive tregon një përqindje të dukshme të Partisë Socialiste (PS), e cila ka marrë gjithsej 2222 vota, që përbëjnë 63.27% të totalit të votave të numëruara deri tani. Pas PS, renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 1022 vota, ose 29.10% të votave të numëruara.
Ndërsa partitë e reja kanë siguruar një numër shumë të vogël votash deri tani, me Lëvizjen Bashkë që ka marrë 35 vota, ose 1% të totalit, Koalicionin Euroatlantik (KEA) që ka siguruar 32 vota (0.91%) dhe Lëvizjen Atdheu që ka marrë 14 vota, 0.40%.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 104 vota (2.96%), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 4 vota, 0.11%, Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë 2 vota, 0.06%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 5 vota, 0.14%, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 31 vota, që përbëjnë 0.88% të totalit.