Në Fier demokratët nuk kanë arritur të marrin as mandatin e pestë të listës së mbyllur.
PS-ja do të marrë shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç pesë të listës së mbyllur. Nga radhët e PS, listën e hapur e kryeson Ceno Klosi, i ndjekur nga Klevis Jahaj dhe Asfloral Haxhiu.
Janë numëruar edhe votat preferenciale. Zegjine Çaushi e cila u bë e famshme gjatë fushatës për videot ironike ndaj Gazmend Bardhit, ka siguruar 4074 vota preferenciale
Jashtë listës fituese ka mbetur deputeti aktual Nusret Avdulla.
Lista e PS- 12 mandate
Belinda Balluku (listë e mbyllur)
Petrit Malaj (listë e mbyllur)
Kiduina Zaka (listë e mbyllur)
Erjo Mile (listë e mbyllur)
Ana Nako (listë e mbyllur)
1 Ceno Klosi 16638
2 Klevis Jahaj 12696
3 Asfloral Haxhiu 11622
4 Antoneta Dhima 6860
5 Elton Korreshi 5966
6 Zegjine Çaushi 4074
7 Dhimitër Kruti 3629
Lista e PD- 4 mandate
Gazment Bardhi (listë e mbyllur)
Luan Baçi (listë e mbyllur)
Brunilda Haxhiu (listë e mbyllur)
Saimir Korreshi (listë e mbyllur)