Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka gjetur rastin të përgëzojë Kosovën për njohjen nga ana e shtetit të Kenias.
Kreu i shtetit shqiptar ka falënderuar homologun e tij Uilliam Rutto për marrjen e këtij vendimi të drejtë dhe të duhur.
“Jam i lumtur që Kenia ka njohur shtetin e Kosovës sot. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për mikun tim Uilliams Ruto për këtë vendim, i cili është pritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, shkruan Begaj.
Kenia bëhet shteti i 118 në botë që njeh Pavarësinë e Kosovës. Izraeli ishte vendi i fundit që e njohu në vitin 2020, me ndërhyrjen e Trump, që ishte në atë kohë në mbyllje të mandatit të tij të parë.
Lajmin e njohjes së Kosovës nga Kenia e zyrtarizoi politikani Behgjet Pacolli, i cili falënderoi krerët e shtetit shqiptar për ndihmën.