Në foto/ Festimi i 80-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, në sheshin kryesor të Tiranës u ngrit shtatorja e diktatorit, por u rrëzua pak vite më vonë (gettyimages)
Më 6 shkurt 1967 – Revolucion kulturor - Enver Hoxha mban fjalimin kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare; brenda pak ditësh grupe të rinjsh (të mbështetur plotësisht nga policia) vërshuan kundër kishave e xhamive duke përdhosur, shkatërruar, djegur, plaçkitur në emër të luftës kundër së vjetrës Zoti u ndalua, Papa u shpall fashist, hoxhallarë, dervishlerë, priftërinj katolikë e ortodoksë u rrahën publikisht, mjekrat ua prenë, u tërhoqën rrugëve zvarrë, u burgosën, u internuanën, u toturuan, u vranë.
Shqipëria u bë vendi i vetëm ateist në botë, Perëndia u dëbua për t’i liruar vendin një Partie politike.
Dhe në vendit të besimit në Zot, shqiptarëve sikur iu tha të besonin te Enver Hoxha.
Ky Revolucion i pazakontë për objektivat e një Partie Komuniste, iu ngarkua Organizatës së Rinisë pas disa fjalimeve propogandistike të Diktatorit, i cili kishte si qëllim që të shuante çdo interferencë ideologjie tjetër ndaj asaj marksiste leniniste të drejtuar nga ai vetë, duke shpresuar në shpëlarjen e trurit në mënyrë uniforme të popullit shqiptar. Dhe në disa pika u arrit qëllimi.
Në një nga fjalimet e tij, për tu mbushur mendjen komunistëve dhe popullit i cili në disa raste reagoi kundër prishjes së kulteve fetare Enver Hoxha tha: ` Sipas tij “Muslimanët as kanë, as mund të kenë, dhe as mund të këndojnë dot ndonjë kuran të vjetër, pse ai është në arabisht. Praktikisht pra ata “rrojnë” me disa bejte të kuranit që i mësojnë përmendësh, që nuk i kuptojnë dhe i transmetojnë gojarisht”.
Më tej Hoxha thotë se edhe ortodoksët “s’janë as më të pasur dhe as më të ngritur. Ata kanë vetëm avantazhin që ungjillin e kanë në shqip”. Ndërsa katolikët dhe kleri sidomos, sipas tij “është më i pasur në libra, më i ngritur vetë dhe atje ku mundin ata vazhdojnë të zhvillojnë fenë katolike si filozofi”.
Sa i takon shembjes së objekteve të kultit Hoxha është i vetëdijshëm se ajo do të ishte pjesa më e vështirë. “Prishja e kishave, xhamive, teqeve e manastireve, natyrisht, paraqitet më e vështirë, për arsye se nuk duhet shkuar në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë pjesë të popullit që beson.
Vendimi për të prishur kultet fetare u mor nga një një urdhëresë me shënimin tepër sekrete, e datës 27 shkurt 1967.
Në total nga 6 shkurti 1967 e deri në 1971 u prishën një numër i madh objektesh fetare. Ky numër arrin gjithsej në 2169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj. Shteti u lehtësua gjithashtu nga subvencioni që bënte çdo vit për pagesat e rrogave e të pensioneve të një pjese të mirë të klerikëve, shifër kjo që arrinte çdo vit në 300,000 lekë të reja. Nga të dhënat del se në rrethe kishte 912 klerikë profesionistë nga të cilët rreth 550 hoxhallarë dhe afro 400 priftërinj, dervishë, shehlerë etj.
Kushtetuta e datës 28 dhjetor 1976 fuqizoi tashmë zyrtarisht dhe nenin 37, i cili përkufizonte: “ Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandë ateiste për të rrënjosur tek njerëzit botëkuptimin materialist shkencor.” Kështu s’kishte më dyshime apo vend për hamendësime, sepse zyrtarisht ateizmi u fuqizua ligjërisht në kushtetutë.
Me rënien e komunizmit ligji dhe çmenduria për ndalimin e feve u shfuqizua në vitin 1990.