Politikë

NGJARJA E DITËS/ Incident në fushatë, PD dhe policia versione të ndryshme pas shoqërimit të Fation Semanjaku në komisariat

Shkruar nga Liberale

NGJARJA E DITËS/ Incident në fushatë, PD dhe policia versione

Sot është një nga incidentet më të rënda të fushatës elektorale.
Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fation Semanjaku, i ardhur nga SHBA për të kandiduar më 11 maj është shoqëruar në komisariatin e policisë pasi ka kundërshtuar policët bashkiakë teksa po hiqnin një banderolë në qendër të qytetit.
Për të evituar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë policia e cila e ka shoqëruar në komisariat dhe më pas e ka lënë të lirë.

NGJARJA E DITËS/ Incident në fushatë, PD dhe policia versione

“Mos më prek, mua s’më prek me dorë njeri”, dëgjohet të thotë ai. Ndërkohë PD këtë e ka cilësuar ndalim me urdhër politik sepse po bënte fushatë, policia tha se ai u konfliktua me policët bashkiakë.

NGJARJA E DITËS/ Incident në fushatë, PD dhe policia versione

Reagimi i policisë

“Në lidhje me një lajm të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. S. (Kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), sqarojmë se: Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.
Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.”

NGJARJA E DITËS/ Incident në fushatë, PD dhe policia versione

Reagimi i PD-së

Drejtuesi i qarkut Fier dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas shoqërimit nga policia të kandidatit të PD në qarkun e Fierit, Fation Semanjaku.
Bardhi e cilësoi ngjarjen si një akt i paprecedentë, ndërsa shtoi se qëllimi është intimidimi i opozitës 7 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.
“Jam sot në këtë komunikim në orë të vonë për të dënuar me forcë shoqërimin me dhunë nga policia e Shtetit të kandidatit për deputet të ‘PD-ASHM’ zotit Fatjon Semanjku. Ky akt i paprecedentë është mirëfilltazi një pengim i kandidatëve për të bërë të qetë fushatën në mënyrën e tyre. Kandidati është penguar fillimisht nga banditë me uniformë të të korruptuarit në krye të bashkisë së Fierit, Armando Subashai që të ushtojë veprimtarinë e tij elektorale përmes skemave që janë formë demokratike. Më pas me një urdhër të paligjshëm dhe një ndalimi të paligjshëm nga Policia e Shtetit është shoqëruar me dhunë për të ushtruar të drejtën e tij për të bërë fushatë.
Ka vetëm një qëllim të intimidojë kandidatët e opozitës në javën e fundit dhe vendimtare të zgjedhjeve të 11 majit. E vërteta është që asnjë nga kandidatët e PD në Fier as nuk intimidohet as nuk impresionohet nga shkelja e ligjit nga ana e punonjësve të policisë së shtetit” - tha Bardhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH