Politikë

Ndryshime në kabinetin e qeverisë Rama, lirohet nga detyra zv. ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Shkruar nga Liberale

Ndryshime në kabinetin e qeverisë Rama, lirohet nga detyra zv.

Me propozimin e kryeministrit Edi Rama, është liruar nga detyra Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e këshillit të ministrave, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë Civicin në këtë post.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të   ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH