Politikë

"Nderim për lulen e rinisë", Basha kujton protestën e 2 Prillit: E keqja përsërit veten edhe pas 33 vitesh!

Shkruar nga Liberale

"Nderim për lulen e rinisë", Basha kujton protestën e 2

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot protestën e 2 prillit të vitit 1991.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha ka kujtuar viktimat në Shkodër dhe theksoi se regjimi edhe pse ishte në fundin e tij, sërish goditi pa mëshirë të gjithë ata që donin ndryshim dhe një Shqipëri si e gjithë Europa.

Basha shtoi se edhe pse kanë kaluar 33 vite nga ngjarja e rëndë, e keqja përsërit vetveten.

Postimi i plotë i Bashës: 

Protesta e 2 prillit 1991 dhe masakra që pasoi është një ngjarje e përmasave epokale, që tregon se përmbysjet e mëdha nuk mund të realizohen pa sakrifica të mëdha. Ndonëse regjimi ishte duke dhënë shpirt, ai ishte i gatshëm të godiste pa mëshirë të gjithë ata që donin ndryshim dhe një Shqipëri si e gjithë Europa.

Përulje të thellë dhe nderim të përjetshëm për lulen e rinisë shkodrane, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, martirizimi i të cilëve shënjoi nisjen e një ndryshimi rrënjësor, që sa më shpejt të ndodhte aq më mirë do të ishte për të gjithë shqiptarët.

Edhe pse kanë kaluar 33 vite, duket se e keqja përsërit vetveten, ndaj ngjarje të tilla duhet të na shërbejnë si përkujtim se për Lirinë dhe Demokracinë duhet të shkojmë në betejë përditë. Kjo datë është një kambanë e përhershme dhe një thirrje e pandalshme se asnjëherë nuk duhet të rreshtim së përpjekuri për t’i tharë rrënjët e së keqes, duke i shkulur një herë e përgjithmonë, dhe duke mbjellë farën e së mirës për një shoqëri dhe komb që e ka të domosdoshëm ndryshimin dhe përtëritjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH