Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka takuar sot në zyrën e tij eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian.
Pesë prej tyre ishin të pranishëm, ndërsa dy të tjerë, mes tyre edhe Fredi Beleri, i cili është në burgun e Fierit, kanë marrë pjesë me telekonferencë.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Shtetit Akis Skertos, zv.ministrja e Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian Tasos Hatzivasiliou.
Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.
Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjen e tij u angazhua edhe qeveria greke e cila e quajti arrestimin e tij të paligjshëm e politik.