Politikë

"Ministria e Arsimit i është ‘përgjigjur’ dështimit të PISA-s me propagandë”/ Bakiu: PD synon ta çlirojë shkollën nga burokracitë

Shkruar nga Liberale

"Ministria e Arsimit i është ‘përgjigjur’

Në një deklaratë nga selia e PD-së, deputetja Merita Bakiu, është shprehur se Shqipëria është i vetmi vend i Rajonit që nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk ka organizuar asnjë diskutim për dështimin e sistemit të saj arsimor, gjë që u reflektua edhe me rezultatet e fundit të PISA-së.

“Ndonëse rezultatet e fundit të PISA-s treguan një gjendje të përkeqësuar të sistemit tonë arsimor, nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk është marrë asnjë masë për këtë gjë. Në dallim nga vendet e tjera, që kanë organizuar tryeza debati dhe kanë ngritur alarmin për gjendjen e arsimit të tyre, vetëm Shqipëria vijon t’i ngjajë asaj makinës në diktaturë që ecën vetëm me bori, por pa motor.

Në vend që të kishte një reflektim nga institucionet përkatëse, Ministria e Arsimit i është “përgjigjur” dështimit, duke e thelluar edhe më tej propagandën qeveritare nëpër shkolla, duke i kthyer drejtuesit e shkollave në komisarë politikë dhe në shpërndarës të aktiviteteve politike dhe partiake.” – u shpreh deputetja e PD-së, Bakiu.

Më tej ajo ndaloi edhe te tek Kryeministri Rama, duke u shprehur se ai flet vetëm për arritje imagjinare në drejtim të arsimit sa herë që i duhet të zhvillojë aktivitete të mëdha propagandistike.

“E gjithë kjo përpjekje për ta shndërruar arsimin në fasadë të propagandës dhe të partisë-shtet, i ka dhënë rezultatet në të gjithë dekurajimin e shkollës sot. Nxënës të dekurajuar, mësues nën presion nga të gjitha palët, drejtues që mbajnë vendin e punës duke shpërndarë propagandën e qeverisë. Kjo është një panoramë e shëmtuar që duhet të ndryshojë sa më parë.” – tha Bakiu.

“Partia Demokratike me programin e saj për arsimin synon ta zhveshë shkollën nga të gjitha vështirësitë dhe pengesat e deritashme burokratike, duke i dhënë mësuesve një vend nderi ashtu siç ata e meriotojnë dhe duke vendosur në qendër të misionit të tyre mësimdhnien dhe jo burokracinë e shkresurinave pa fund.

Dinjiteti i tyre do të shpërblehet me rroga më të larta dhe me kushte më të mira pune, duke mos i mbajtur nën presionin e vendit të punës dhe duke i çliruar nga drejtuesit komisarë partiakë, duke ndaluar rreptësisht të marrurit me veprimtari politike të gjithë ata që duan të drejtojnë institucionet shkollore.” – përfundoi deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Merita Bakiu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH