Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar Nënë Terezën në ditën e shenjtërimit të saj.
Ai ka publikuar një thënie të Nënë Terezës: “Gjej një minutë për të menduar, gjej një minutë për t’u lutur, gjej një minutë për të qeshur”.
“MIRËMËNGJES ????️ dhe në këtë Ditë të Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një ditë të bukur????”, shkruan Kryeministri.
Ndërsa Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shkruan se: Mësimet e Nënë Terezës mbeten frymëzim për çdo shqiptar".
“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve. Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin” shprehet Begaj.